Filluan punë zjarrfikësit maqedonas të deklaruar si shqiptarë

  • 4 years ago
Për t?u punësuar më lehtë, maqedonasit kanë filluar të deklarohen se janë shqiptarë. Kjo ndodhi gjatë konkursit të fundit për 10 zjarrfikës në Brigadën e Shkupit, të përzgjedhur nga rang lista e parashikuar për bashkësitë e tjera etnike. Por, në vend të shqiptarëve kanë filluar me punë maqedonasit: Kire Trajkovski, Goran Trajkovski, Dejan Ilievski dhe Zllatko Serafimovski. Kreu i zjarrfikësve të Shkupit, Vlladimir Simonovski thotë se përfaqësimi adekuat është në nivelin e duhur respektivisht se nga 205 të punësuar 38 janë shqiptarë. Por, kalkulimi tregon se 20% do të arrihej pikërisht nëse këto 4 persona do të ishin shqiptarë.

Recommended