BE thirrje te arrijne marreveshje per qeverine

  • 4 years ago
Ndonëse ende nuk ka marrëveshje ndërmjet dy partive të mëdha për një koalicion qeverisës, ka nisur presioni publik ndërkombëtar për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja në Kosovë. Për të zhbllokuar këtë ngërç në Kosovë mbrëmë ka arritur një delegacion gjerman. Ata mbrëmë kanë zhvilluar takim me liderin e LVV-së, Albin Kurti, ndërsa sot herët në mëngjes me atë të LDK-së, Isa Mustafa. Dy deputetët gjermanë kanë kërkuar krijimin sa më të shpejtë të institucioneve. Sipas tyre kjo javë është vendimtare për krijimin e qeverisë.

?Sa i përket bisedimeve për formimin e qeverisë në këtë rast nuk është e thënë të krijohet një martesë dashurie. Ajo që ka rëndësi është që të ketë besim ndërmjet palëve. Me ata që kemi biseduar jemi të gjithë me një mendim që është e rëndësishme që të ketë një qeveri. Më e rëndësishmja në politikë është që të ketë besim. Deri në konsultimin e parlamentit kanë mbetur edhe një 1 javë kohë dhe pritje jona është se dhe kur ata bisedojnë ndërmjet vete mund të ketë zgjidhje.

?Të gjithë politikanët e kuptojnë rëndësinë e përgjegjësisë që e kanë pas zgjedhjeve për të themeluar qeveri stabile. Koha po mbaron prandaj duhen negociata të suksesshme. Nuk duam të ndërhyjmë se nuk është në mandatin tonë, por kemi ardhur për t?i dëgjuar dhe lënë disa porosi. Negociatat për koalicion nuk duhet të humbin në detaje teknike. Ndjemë se ka vullnet politik për ta formuar qeverinë për të mirën e qytetarëve. Nëse ka besim të ndërsjellë nuk duhet humbur në detaje teknike. Asnjëri nuk duhet të mundohet ta dobësojë tjetrin, të ketë qasje profesionale?.

Ndërkohë nëpërmjet një deklaratë të përbashkët shefat e misioneve të BE-së në Kosovë kanë kërkuar krijimin sa më të shpejtë të qeverisë.

?Ne besojmë se palët do të arrijnë konsensusin e nevojshëm për të tejkaluar sfidat e mbetura. Kosova duhet që me urgjencë të vazhdojë punën në reforma për zhvillim ekonomik dhe shoqëror, si dhe sundim të ligjit dhe dialogun me Beogradin të cilin e lehtëson BE-ja thuhet në komunikatën e tyre të përbashkët?.

Deklaratën e misioneve të BE-së në Kosovë e kanë përkrahur edhe Ambasada Amerikane dhe ajo Britanike në Kosovë. Kreu i VV-së Albin Kurti ndodhet për udhëtim në Itali dhe takimi i radhës Kurti-Mustafa pritet ditët në vazhdim, pas kthimit të tij në Prishtinë.

Tv Klan

Recommended