Salvini në gjykim për emigrantët, rrezikon 15 vjet burg!

  • 4 years ago
Matteo Salvini rrezikon deri në 15 vjet burg me akuzën e re të gjykatës së Katanias sipas të cilës, ish ministri i brendshëm Italian ka abuzuar me pushtetin duke privuar nga liria 131 emigrantë në bordin e anijes Gregoretti 27 korrikun e këtij viti.


Ishte vetë Salvini që e njoftoi një gjë të tillë, duke e cilësuar si turp faktin që ?një ministër gjykohet sepse ka kërkuar të mbrojë interesat e vendit të tij?. Kërkesa për autorizimin e procedurës i është dërguar senatit dhe tani do të jenë ligjvënësit italianë ata që do të vendosin për t`i dhënë ose jo procesit dritën jeshile. Edhe në këtë rast, gjykata e Katanias dha mendim të kundërt me atë të prokurorit Carmelo Zuccaro i cili kishte kërkuar që akuzat kundër Salvinit, të arkivoheshin. Por cështja me sa duket vazhdon të mbetet në vëmendjen e magjistraturës.

Salvini akuzohet se ka vendosur me vetëdije t`i privojë nga liria emigrantët duke i detyruar të mos zbrisnin nga anija, pavarësisht kushteve të rënduara psiko-fizike në bord. Tani, thotë Corriere Della Sera, duhet të presim e të shohim ç`do të bëjë lëvizja 5 yjet, që asokohe qeveriste së bashku me kreun e Legës, e që praktikisht, ndante të njëjtin qëndrim me të. Anija Gregoretti e rojeve bregdetare italiane kishte shpëtuar dhe marrë në bordin e saj 131 emigrantë, e bashkë me ta qe nisur drejt Lampeduzës, por nuk iu lejua zbarkimi.

Pas disa ditësh në det, Gregoretti e mori më në fund autorizimin për tu afruar në postin e Augustës, por vetëm pas angazhimit të pesë vendeve europiane për t`I marrë ato emigrantët e bllokuar në bordin e saj.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Italy#MatteoSalvini#TopChannel

Recommended