Kujtim Gjuzi: Une jam nipi i Pashait te Janines

  • 4 years ago
Deputeti opozitar Kujtim Gjuzi ka deklaruar këtë të mërkurë se është nipi i Ali Pashë Tepelenës. Në Kuvend po diskutohej rreth projektligjit për investimet strategjike ndërkohë që pritet të diskutohet edhe për paketën anti-shpifje.
?Le ti them qytetarëve për ata që nuk e dinë në zyrën time kur i them, Gramoz Ruçit se je nipi i Ali Pashë Tepelenës, kjo është e vërtetë 100%, është portreti i Ali Pashë Tepelenës, se këtu ka pasur dy burra ky vend. Ai është Gjergj Kastrioti i Ralf Gjonit dhe po ta them dhe njëherë tjetër, Pashai i Janinës, unë jam nipi i atij?, tha Gjuzi.
Jashtë Kuvendit po protestojnë gazetarë, aktivistë të lirisë së shprehjes dhe përfaqësues të opozitës. Ata janë kundër miratimit të paketës anti-shpifje pasi sipas tyre cënon lirinë e shprehjes./tvklan.al

Recommended