Bashkia Durrës projektet - (20 Shkurt 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Bum projektesh për zbatim në bashkinë e Durrësit. Viti 2000 synon ti jap qytetit të Durrësit kuptimin e plotë të një metropoli. Në bashkinë e Durrësit mjaft projekte në formën e maketit kanë përfunduar duke pritur kështu zbatimin e plotë dhe vënien në punë të tyre. Kryebashkiaku i Durrësit Arqile Gorea shprehet mjaft optimist për zbatimin e këtyre projekteve, qëllimi I të cilave është përmirësimi i jetës sociale në qytetin port më të madh të vendit.

Arqile Gorea:- ?Bashkia e Durrësit hyn në vitin 2000, me një tufë projektesh numri i të cilave arrinë në 35 projekte. Këto projekte në përgjithësi janë të hartuara nga zyrat e bashkisë, ka për qëllim mobilizimin e potencialeve zhvilluese që ka qyteti dhe njëkohësisht përmirësimin e infrastrukturës dhe jetës urbanë në qytet?.

Edhe psë aktualisht qytetarët durrsak në një ditë shiu si e sotmja përballën në rrugë të përmbytura, me vënien në punë të të gjitha projekteve shpresohet që gjithë sistemi i rrugëve, kanalizimeve, gjelbërimi apo mirëmbajtja e qytetit të përmirësohet dukshëm duke shpresuar një rigjenerim të qytetit të lashtë të Durrësit./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj

Recommended