Denohet me vdekje Pervez Musharaf

  • 5 years ago
Ish-presidenti i Pakistanit, gjenerali Pervez Musharraf është dënuar me vdekje nga gjykata. Vendimi u mor këtë të martë, ndërsa gjenerali akuzohet për tradhti të lartë. Musharraf u ngjit në pushtet gjatë pas një grushti shteti në vitin 1999. Ai shërbeu si president nga viti 2001 deri në vitin 2008.

Aktualisht, ish-presidenti ndodhet në Dubai pasi është lejuar për t?u mjekuar atje që prej 2016-s. Akuzat ndaj tij lidhen me pezullimin që i bëri Musharraf Kushtetutës në 2007-n.

Pas vendimit, ai publikoi një video ku deklaron nga spitali se çështja ndaj tij është pa baza. Gjenerali pakistanez është i pari pushtetar ushtarak i cili përballet me gjykatën sepse anuloi Kushtetutën.

Kush është akuza ndaj ish-presidentit?

Në Nëntor të 2007-s, Musharraf pezulloi Kushtetutën dhe vendosi gjendjen e jashtëzakonshme. Kjo u pasua me protesta. Në vitin 2008 ai u dorëhoq që të shmangte shkarkimin.

Kur në pushtet erdhi Nawaz Sharif, një rival i vjetër të cilin e rrëzoi me grushtin e shtetit në 1999-n, nisi një proces gjyqësor ndaj gjeneralit dhe në Mars 2014 u akuzua për tradhti të lartë. Musharraf deklaroi se akuzat ishin politike dhe vendimi i marrë në 2007-n ishte bërë me miratimin e kabinetit qeverisës.

Sipas Kushtetutës pakistaneze, kushdo që tradhtohet për tradhti të lartë mund të përballet me dënim me vdekje./tvklan.al