Ora News - Rritet bonusi i qirasë në Lezhë, por prapë i vogël në krahasim me tregun

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Familjet lezhiane që humbën shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit do të marrin nga 12600 në 20 400 lekë si bonus qiraje gjatë kohës së rindërtimit. Bashkia e Lezhës, rriti nivelin e pagesave me detyrim nga prefekti i Lezhës.

Këshilli Bashkiak i Lezhës miratuar rritjen e vlerës së bonusit të qirasë për 160 familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Pak ditë më parë çështja e bonusit të qirasë u kundërshtua nga prefekti Gjokë Jaku për shkak se vlera ishte më e ulët sesa ajo që ishte përcaktuar nga vetë qeveria.

Sipas vendimit të Këshillit Bashkiak, bonusi i qirasë për banesat 1+1 nga 10.000 lekë do të jetë 12.600, për ata me strukturë 2+1 nga 14.000 lekë do të bëhet 15.400 dhe nga 18.000 lekë për banesat 3+1 do të bëhet 20.400.

Kryebashkiaku, Pjerin Ndreu, tha se kjo është faza e parë e familjeve që do të trajtohen me bonus qiraje pasi procesi po vazhdon.

Ai garantoi se brenda kësaj jave do të përfundojë vlerësimi i objekteve dhe do të merret një vendim për shembjen e tyre.

Ndreu: Për pak ditë do të mbledhim këshillin prapë dhe do të marrim vendim për shembjen e disa objekteve. Duhet të ecim shumë shpejt, duhet ti paraprijmë me shpejtësi akomodimit të qytetarëve që na presin ne.

Për këshilltarin bashkiak të PSD-së, Agustin Marku, do të jetë e vështirë që këto familje të gjejnë banesa me çmimin që është miratuar pasi tregu i qirave është rritur.

Marku: Absolutisht nuk mund të marrësh banesa me atë çmim që i kemi miratuar ne sepse i kanë rritur.

Sipas vendimit të qeverisë, familjeve të prekura në Lezhë, por edhe në Durrës, Krujë dhe Tiranë do tu paguhet qiraja deri në rindërtimin apo rikonstruksionin e banesave që u janë dëmtuar.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/rritet-bonusi-i-qirase-ne-lezhe-por-prape-i-vogel-ne-krahasim-me-tregun

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended