Ora News - Rritet numri i bizneseve në zonat turistike

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
ten numri i bizneseve të reja që janë regjistruar në zonat turistike. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme Tatimore Referuar të dhënave numri i bizneseve të reja të regjistruara në zonat turistike për periudhën 1 qershor ? 13 gusht ishte 1,531 ose 58% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Shifrat i përkasin subjekteve të reja të regjistruara në Drejtorinë Tatimore Rajonale Durrës, Lezhë, Sarandë, Shkodër dhe Vlorë.

Ndërkohë në bazë të qyteteve numrin më të lartë të bizneseve të reja të regjistruara e ka Saranda e cila sipas të dhënave shënoi rritjen me të lartë me rreth 44% të bizneseve të reja të hapura gjatë periudhës së marrë në analizë, duke vijuar më pas me Lezhën ku numri i bizneseve të reja u rrit me rreth 33% dhe Vlora me rreth 24%.

Administrata Tatimore vazhdon të jetë e fokusuar me prioritet në zonat turistike, për të garantuar zhvillimin e konkurrencës së ndershme, rritjen e të ardhurave, si dhe reduktimin e shkallës së informalitetit, teksa sezoni veror është në kulmin e tij.

Ndërsa kanë në vëmendje respektimin e detyrimeve ligjore nga subjektet, për të siguruar transparencën e kërkuar nga turistët.

Bizneset sipas qyteteve

Saranda 44%

Lezha 33%

Vlora 24%
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rritet-numri-i-bizneseve-ne-zonat-turistike

Recommended