"Ne s’mund ta shohim babin duke qare"

  • 4 years ago
Humbja e një fëmije shkakton një dhimbje të madhe, një mungesë që nuk mund të plotësohet. Historia e sotme në ?Ka një mesazh për ty? tregoi se pavarësisht dhimbjes që ndjen, familja e bashkuar mund të vazhdojë të eci përpara. Bashkëshortja Melisa kishte ardhur në studio së bashku me 4 fëmijët dhe tregoi se në periudhën e vështirë qè ata kanë kaluar, bashkëshorti i saj ka qenë një përkrahje dhe forcë shumë e madhe për të dhe fëmijët.

Pas ndarjes nga jeta të vajzës së tyre, ata nuk kanë përjetuar më asnjë gëzim, madje as ditëlindjet e fëmijëve të tjerë nuk i kanë festuar.

Sot bashkëshorti i saj ka ditëlindjen dhe mbush 40 vjeç, prandaj ajo me fëmijët kanë menduar t?i bëjnë një suprizë dhe kanë disa kërkesa për të.
Ata duan që familja e tyre të fillojë të përjetojë sërish gëzim, të festojnë ditëlindjet dhe festat. Pas shumë kërkesah nga ana e familjes, Shkëlzeni pranon që të festojnë Vitin e Ri, edhe pse kërkon një festë të vogël.

Recommended