Report TV - Kukësi kampion për herë të parë Arbitri dënon Skënderbeun

  • 7 years ago
Kukësi shpallet kampion i Shqipërisë për herë të parë në histori, por mes skandalit, që përfshiu ndeshjen përballë Skënderbeut, pasi arbitri Enea Jorgji u bë protagonist duke dhënë një penallti dhe dy kartona të kuq në dëm të korçarëve.

Një javë para fundit të kampionatit, pa asnjë humbje të pësuar, Kukësi u shpall kampion i Superiores duke mundur në fund mbajtësin e kurorës me rezultatin 2-0.

Ndeshja e sotme pritej që të ishte vitrina e futbollit shqiptar, por degjeneroi në incidente dhe përplasje për faj edhe të arbitrit Enea Jorgji, i cili me vendimet e tij ngjalli shumë kontestime.

Recommended