Protestë në Romë kundër homofobisë

  • 4 years ago
Dhjetëra e mijëra pjesëtarë të lëvizjes rinore të Italisë, Lëvizja e Sardeleve, janë mbledhur në Romë të shtunën në përpjekje për të ndërgjegjësuar klasën politike të vendit dhe për të luftuar ksenofobinë.


Sardelet, janë bërë një simbol i protestës kundër liderit të së djathtës ekstreme, Mateo Salvini, që ishte ministër i brendshëm dhe zëvendëskryeministër në qeverinë e mëparshme italiane që ndërmori një raprezalje ndaj emigracionit.

Lëvizja ka vetëm një muaj jetë dhe nisi në Bolonja kur një tubim i organizuar nga katër aktivistë të panjohur për të denoncuar fjalimet që nxisnin urrejtjen dhe ndasinë të Salvinit mundën të mblidhnin një turmë prej 15 mijë vetësh, duke habitur shumëkënd. Që atëherë, lëvizja ka mbajtur tubime masive duke kënduar hitin anti fashist Bella Ciao e duke tërhequr me dhjetëra e mijëra njerëz në Milano, Firence, Napoli dhe Palermo.

?Protesta e parë ishte kundër Salvinit ndërsa tani ato janë bërë një riafirmim i demokracisë; ne jemi anti fashistë, mbështesim barazinë, kundërshtojmë intolerancën dhe homofobinë ? thotë Mattia Santori një nga themeluesit e lëvizjes. Pas Romës, ?sardelet?, kanë në shënjestër qytezat e vogla që janë edhe territore të brishta dhe të ndjeshme ndaj ideve minimaliste dhe populiste. Dhe në fakt, lëvizja e sardeleve, ishte një përgjigje ndaj fuqisë në rritje në veri të vendit të koalicionit të së djathtës ekstreme të udhëhequr nga lega e veriut e Salvinit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Rome#Homofobi#TopChannel

Recommended