Trump nje hap larg hetimit

  • 4 years ago
Presidenti amerikan Donald Trump është një hap larg hetimit. Komisioni i Ligjeve i Dhomës së Përfaqësuesve miratoi dy akuzat kundër tij, duke i hapur kështu rrugë votimit javën e ardhshme.
Seanca zgjati vetëm 10 minuta, ku dy akuzat, ajo abuzimit me pushtetin dhe pengimit të Kongresit, u miratuan me 23 vota pro dhe 17 kundër. Trump bëhet kështu Presidenti i katërt në historinë e Shteteve të Bashkuara që hetohet për shkelje të Kushtetutës ose atë që tashme njihet si ?impeachment?.
Kreu i Shtëpisë se Bardhë ka reaguar duke e quajtur të padrejtë akuzimin, teksa e konsideron Partinë Demokratike si grupimin e urrejtjes dhe një e keqe e madhe për kombin amerikan. Ai këmbëngul se ajo që tashme njihet si ?UkrainaGate?, është një farsë dhe një montim politik i vënë në jetë nga demokratët me qëllim rrëzimin e tij nga pushteti.
Madje, ai shprehet i bindur që në procesin gjyqësor të Senatit do të marrë pafajësinë. Akti final mbahet më 18 Dhjetor, ku nuk priten surpriza, pasi votohet në Dhomën e Përfaqësuesve, ku demokratët kanë mazhorancën. Më pas, në fillim të Janarit pritet të nisë procesi në Senat.
Tv Klan

Recommended