Vritet anetari i bandes se Lushnjes

  • 4 years ago
Një tjetër anëtar i bandës së Lushnjes është ekzekutuar mëngjesin e kësaj të shtune. Enver Boriçi 43 vjeç u qëllua me armë zjarri rreth orës 07:00, teksa po pinte kafe në lokalin në pronësi te tij, në lagjen ?Kadri Qystri? të Lushnjes.

Dëshmitarë okularë i thanë policisë se një person me maskë hyri qetësisht dhe qëlloi në drejtim të Boriçit.

Në lokal gjendeshin edhe persona të tjerë. Boriçi ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa vrasësi është larguar me një makinë që e priste jashtë.

Enver Boriçi ka qenë i dënuar me 10 vjet burg për përfshirje në organizatë kriminale, shkatërrim të pronës me zjarr dhe dhunim të varreve.

Vëllai i tij Arben Boriçi është dënuar me burgim të përjetshëm dhe po e vuan dënimin në burgun e Peqinit.

Policia dyshon se ngjarja është e lidhur me një zinxhir vrasjesh që po ndodhin kohët e fundit në Lushnje, si përplasje mes disa bandave, për motive të ndryshme.

Hetimet janë përqëndruar në këtë pistë, por deri tani policia nuk ka shoqëruar asnjë të dyshuar.

Tv Klan

Recommended