Debate për ligjin e mediave online/ Deputetët: Të zbardhen financimet politike për portalet

  • 4 years ago
Në komisionin parlamentar të medias, supozohej të zhvillohej, një seancë dëgjimore me profesorët e gazetarisë për të marrë mendime për projektligjin e portaleve, por argumentave ia zuri vendin kakofonia dhe ofendimet mes pedagogut Alfred Lela dhe deputetit Halit Valteri.


?Ky ligj që po bëhet është mirë ti shtohet edhe një gjë si financohen këto portalet kush janë biznesmenët nga opozita dhe maxhoranca që ju financojnë dhe ju japin lekët. Do t?jua nxjerrim edhe me fakte lekët që merrni sa andej këndej?, tha Halit Valteri.

Pasi Mark Marku i quajti ndryshimet në ligj si krim, profesori gazetarisë replikoi ashpër me deputeten Mirela Kumbaro.

Argumentet e socialistit Musa Ulqini për nevojën e këtyre ndryshimeve nuk I shuan polemikat por detyruan profesorët e ftuar të largoheshin.

Përmes ndryshimeve të ligjit për median synohet vënia fre abuzimeve dhe prodhimit të fake news nga më shumë se 800 portalet që operojnë në anonimitet dhe më kryesoja se nga cilat burime ato financohen por edhe faktit qe pjesa dërmuese e portaleve janë informate dhe gazetaret punojnë ne te zezë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Online#Media#TopChannel

Recommended