Report TV -'Ekonomia' miraton fiskalizimin: Zbatohet më 1 shtator 2020

  • 5 years ago
TIRANË - Është miratuar në Komision e Ekonomisë, projektligji i fiskalizimit, i cili më pas do t?i kalojë për shqyrtim dhe miratim Kuvendit.

Ky projektligj i ri synon monitorimin në kohë reale të gjitha shitjeve dhe blerjeve të biznesit me konsumatorin, biznesin dhe shtetin, dhe vjen si një masë për të ulur informalitetin. Ky sistem do të bazohet në aplikacione te reja dhe fut në përdorim faturën elektronike.Ndryshe nga sa ishte paralajmëruar se ligji do të hynte në fuqi në janar të vitit 2020, ai është shtyrë për në 1 shtator të vitit të ardhshëm dhe fatura elektronike të përdoret plotësisht vetëm në 1 korrik 2021.

?Fiskalizimi nuk nis as në korrik as në qershor por më 1 shtator 2020. Kemi rënë dakord që faza e parë të nis në shator 2020, ndërsa dy fazat tjera në janar 2021. Ndërsa fatura elektronike në 1 korrik 2021?, u shpreh Ahmetaj.

Gjatë mbledhjes së sotme të komisionit është saktësuar se nuk do të hiqen nga tregu kasat fiskale aktuale pasi është menduar për një zgjidhje softuerike, e cila bën të mundur modifikimin e kasave me sistemin e ri.

?Nuk do përjashtohen kasat fiskale aktuale. Nuk do të kemi memorie fiskale të detyrueshme pasi rrit kostot për biznesin. Kasat nuk do të largohen pasi do të përdoret një server i mesëm, i propozuar nga vetë kompanitë e kasave fiskale? tha zëvendësministri Haxhi.

Futja e një programi të ndërmjetëm për të mos nxjerrë nga tregu kasat ka hasur në kundërshtinë e anëtarëve të komisionit. Senida Mesi e ka konsideruar të paqartë ketë propozim, ndërsa Blerina Gjylameti ka ngritur shqetësimin e ruajtjes së të dhënave konfidenciale.