Pallatet qe presin grupet e inspektimit

  • 5 years ago
Ndodhet vetëm 300m larg qendrës së Tiranës, por ky bllok pallatesh pret ende grupet e inspektimit.
?Pothuajse të gjitha banesat në këtë pallat 5 katësh afër Maternitetit të Vjetër janë dëmtuar nga tërmeti, që nga bodrumi e deri tek katet më të larta?.
Plasaritje e mureve dhe të çara janë dëmet më të shpeshta.
Askush nga 50 familjet nuk ka lëvizur që aty, por kërkojnë zërin e specialistëve për t?u siguruar për qëndrueshmërinë e godinës.
Të shqetësuar banorët pohojnë se ky bllok pallatesh I ndërtuar në 1958 ka ndërhyrje në strukturë.
Kanë qënë të shumta edhe kërkesat e banorëve që kanë kërkuar inspektim të godinave ku ka ndryshime të strukturave nga projekti i tyre fillestar. Bashkia e Tiranës sqaron për Tv Klan se kjo faze verifikimi do të ndodhë pas përfundimit të inspektimeve në të gjitha godinat e dëmtuara nga tërmeti.