Wake Up/ Bizneset: Sa më shpejt kompensim nga kompanitë e sigurimit, ndryshe falimentojmë

  • 5 years ago
Tërmeti i 26 nëntorit ka lënë pasoja tepër të mëdha në bizneset e Qarkut Durrës dhe Tiranë. Bizneset e vogla, të mesme por edhe ato të mëdha kanë pësuar dëme të shumta, duke filluar nga godinat, makineritë, pajisjet, por ndërkohë ato po humbasin dhe fuqinë punëtore. Vetëm për Durrësin sipas të dhënave të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë janë rreth 850 biznese të vogla që kanë pësuar dëme të konsiderueshme, ndërkohë që kësaj shifre i shtohen dhe shumë të tjera biznese të mëdha dhe të mesme që ndodhen përgjatë autostradës Durrës- Tiranë, por edhe më tej. Pasojat e këtyre bizneseve janë të mëdha , kur ato kanë më shumë se 2 javë që kanë mbyllur dyert apo po punojnë me kapacitet të reduktuar, ndërkohë që falimentimi i tyre nëse do të ndodh në javët në vazhdim nënkupton një numër të lartë të fuqisë punëtore që do të ngelen si të papunë, në mes të katër rrugëve. Eksperti i ekonomisë e ndërkohë dhe drejtues i Konfindustria, zotin Gjergj Buxhuku u shpreh se kompanitë e sigurimit duhet të kompensojnë sa më shpejt bizneset e siguruara, përndryshe të gjitha rrezikojnë falimentin.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel