Gruaja e pranon publikisht: Genjyem ne emision per qira dhe ushqime

  • 5 years ago
Sot në programin ?Historia ime? ka qenë sërish i ftuar Arian Bega, i cili para disa javësh bëri thirrje publike në emision për ndihmë, pasi bashkëshortja e tij e kishte braktisur dhe ai kishte mbetur vetëm me 4 fëmijët e tij.

Gjatë emisionit të sotëm, Elida reagoi përmes një lidhjeje telefonike duke thënë se bashkëshorti i saj gënjen dhe ajo asnjëherë nuk i ka braktisur fëmijët e saj, sepse vazhdon të jetojë shumë pranë tyre. Madje Elida shtoi se Ariani ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj, gjë që babai i fëmijëve të saj e mohoi. Më tej, ajo thotë se Ariani ka 4 fëmijë të tjerë nga dy martesat e mëparshme, por ai pranoi vetëm dy fëmijë dhe jo katër.

Në fakt, çifti është bërë i njohur mediatikisht edhe në një tjetër format televiziv, kur Elida u shfaq në një rrëfim dhe i kërkonte falje bashkëshortit, për faktin që e kishte tradhëtuar dhe madje e kishte futur në burg pa pasur faj. Aty, Ariani e fali gruan e tij dhe e bëri këtë gjë për hir të fëmijëve.

Por sot, Elida e pyetur nga drejtuesja, pse në emisionin e bërë më parë në një tjetër ekran, i ka kërkuar falje Arianit që e ka futur në burg, ajo thotë se e gjitha ka qenë një komplot i bërë së bashku me Arianin për të dalë në emision dhe jo një suprizë për të. E gjitha kjo për të marrë ushqime dhe pagesën e qirasë për dy muaj.