“Historia e nje martese” dominon nominimet e Golden Globes

  • 5 years ago
?Historia e një martese?, me regji të Noah Baumbach ka dominuar nominimet e edicionit të 70 të Golden Globes, të prezantuara në Los Angelos.
Me protagonistë Scarlett Johansson dhe Adam Driver, filmi është pretendent për 6 çmime si më i miri dramatik, aktori dhe aktorja më e mirë protagoniste, jo protagoniste, skenari dhe kolona zanore me e mire.
E ndjek menjëherë në klasifikim "The Irishman" i Martin Scorsese, me pesë nominime, me protagonistë Robert De Niro dhe Al Pacino. Ky i fundit është në garë për aktorin më të mirë jo protagonist, kurse De Niro duket se është injoruar nga juria.
"Na ishte njëherë Hollivudi" i Quantin Tarantino ka gjithashtu pesë nominime, përfshirë aktorët më të mirë protagonistë dhe jo protagonistë me pretendentë Leonardo Di Caprio e Brad Pitt.
Nuk mund të mbetej pas ?Joker? me katër nominime, ku Joaquin Phoenix është pretendet i fortë për aktorin më të mirë.