Inxhinieri hungarez: Hetoni materialet e ndertimit

  • 4 years ago
Konstatimi i dëmeve në banesa referuar kërkesave të bëra nga qytetarët e Tiranës ka vijuar edhe këtë të enjte. Sipas Robertit, inxhinierit nga Hungaria që udhëheq një nga grupet e inspektimit, ky bllok banesash në Njësinë Nr 5 nuk paraqet rrezik për banorët.

?Rastet e inspektuara në Tiranë nuk flasin për situatë të rënduar të dëmeve. Kryesisht ne arrijmë të shohim plasaritjet jo-strukturore që nuk e rëndojnë kapacitetin e godinës. Patjetër që duhen bërë inspektime të mëtejshme, por plasaritjet e vogla disa milimetra nuk paraqesin rrezik?.

Sipas inxhinierit, pas kontrollit paraprak që është ai vizual, e quan me rëndësi të bëhen verifikime edhe më specifike mbi historikun e godinës.

?Fillimisht ne duam të kuptojmë cila është ngarkesa e strukturës dhe për këtë mjafton një inxhinier me përvojë. Më tej duhet investiguar për materialin e përdorur për ndërtim dhe ka mjete specifike sesi kjo kryhet, por që në këtë fazë ne po merremi vetëm me dëmtimet e strukturës në tërësi?.

Akt konstatimet e hartuara në terren nga grupet e inspektimit shkojnë fillimisht në Bashkinë e Tiranës, e më pas bëhet certifikimi i tyre nga Instituti i Ndërtimit.

Nëse gjatë kontrollit vizual vërehen dëme strukturore të godinës kryhet një tjetër kontroll teknik nga inxhinierët e këtij Instituti, për të dalë në një rezultat përfundimtar për ndërhyrjen ose jo në të.

Tv Klan

Recommended