Ora News - "Ngrin" tregu imobiliar, njerëzit po kërkojnë shtëpi me qira larg zonave të tërmetit

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit ka ngrirë tregun imobiliar në Shqipëri. Lefter Sila deklaron se tashmë nuk po realizohen shitje. Ndërkohë që ka një kërkesë të lartë për banesa me qira në zonat larg qendrës së tërmetit.

Tregu i shitje-blerjes së banesave në Shqipëri aktualisht është pezulluar. Ekspertët imobiliar shpjegojnë se kjo situatë ka ardhur pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit ku u shkatërruan me qindra pallate. Tashmë edhe ata qytetarë që kishin në plan të blinin një apartament duket se kanë ndërprerë procedurat përkohësisht.

Lefter Sila: Për ndryshim të çmimeve në këto momente nuk mund të flasim, pasi ka rënë kërkesa për të blerë, ka një stopim të tregut. Duhet të kalojnë 3-5 muaj për të parë se çfarë tendence do të ketë tregu imobilar.

Eksperti Lefter Sila deklaron se qytetarët tashmë po kërkojnë shtëpi të vogla me qira ose pallate me pak kate. Ndërkohë ata që kanë më shumë mundësi ekonomike po blejnë vila private
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/ngrin-tregu-imobiliar-njerezit-po-kerkojne-shtepi-me-qira-larg-zonave-te-termetit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended