Sherr e ofendime në çadrat e tërmetit: 'Ta mbuloj mamanë e të vdes?! Po zihemi me njerëzit

  • 5 years ago
Në çadrat e ngritura në fshatin Qafëzezë të bashkisë Kolonjë, për të strehuar banorët e prekur nga tërmetet që lëkundën qarkun e Korçës, ka pasur tension mëngjesin e kësaj të mërkure. Mes vetë banorëve kanë nisur konflikte. Disa banorë që nuk u janë dëmtuar shtëpitë kanë nisur të ofendojnë personat që u janë dëmtuar shtëpisë dhe që po marrin ndihma. Emergjencat Civile ngritën menjëherë çadra për banorët e tre fshatrave të prekur nga lëkundjet sizmike, Floq, Vidohovë dhe Qafëzezë. U shpërndanë ndihma me ushqime, u stacionuan shërbimet mjekësore dhe po ashtu me të prekurit me probleme shëndetësore për shkak edhe të motit të keq me reshje të ditëve më parë, u sistemuan në qendra sociale.

Por në fshatin Qafëzezë, një banor, me emrin Visi, ka pasur të sëmurë nënën e tij të moshuar. Nga sa ai thotë, ka njoftuar ambulancën, por një infermier i është përgjigjur se nuk mund të vinë në çadra për shkak të përplasjeve mes banorëve, të cilët gjithashtu, këtë situatë e kanë kthyer edhe në irritim ndaj bluzave të bardha. Banori thotë se infermieri i është shprehur ta marrë nënën në krahë dhe ta çojë në ambulancë. Kjo situatë është mohuar nga mjekja që kujdeset për të strehuarit në çadra pasi sipas saj shërbimi mjekësor është 24 orar në dispozicion të tyre.

Recommended