Ligji për personat e paregjistruar zvarritet prej 1 viti
- 4 years ago
Mbi 1500 banorë që nuk kanë asnjë dokument identifikimi apo që njihen edhe si ?Fantomë?, tani 1 vit janë në pritje të miratimit të ligjit për zgjidhjen e statusit të tyre. Përderisa drafti ka ngecur në procedurë parlamentare, deputeti i mazhorancës Samka Ibraimoski ka marr një nismë të re. Ministrja Milla Carovska zotohet që gjatë këtij mandati, nëse jo dokumentet, këtyre banorëve do t?ju sigurojnë arsimimin, shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale.