Në kamera me djalin në krah/ Fotoja e Erblin Damas gjatë transmetimit të Top Channel që theu rrjetin

  • 5 years ago
Ka disa profesione, ku kontributi i punonjësve është non stop. Mes mjekësisë, policisë ushtrisë, apo energjitikës, edhe punonjësit e televizioneve nuk mund të pushojnë, sepse në ditë të vështira të gjithë kanë nevojë për ndihmë por edhe për informacion, ky i fundit shpëton jetë ndaj dhe është i vlefshëm.

Ky është Erblin Dama operator prej shumë vitesh në Top Channel. E në ditët e tërmetit edhe ai ishte i detyruar të ishte në punë, por ndryshe nga kolegët, së bashku me të birin.

Fotografi zyrtar i Top Channel, Gerhard Pregapuca e fiksoi në foto teksa ai ushtronte profesionin e tij dhe në krahë mbante të birin e përgjumur, i cili si gjithë fëmijët e tjerë nuk mund të flinte pa të atin i angazhuar në maratonën e Top Channel në këto ditë të pas katastrofës që shkaktoi tërmeti.

Vetë fotografi Pregapuca u shpreh se është një ndër fotot më të bukura të bëra prej tij. Fotoja bëri xhiron në rrjetet sociale dhe për këtë arsye moderatorja e ?Ftesë në 5?, Bieta Sulo, i bëri një suprizë.

?Ajo u shpërnda shumë shpejt, po ishte një gjë normale që do e bënte çdo prind, s? e mora vesh pse u shpërnda ashtu se ishte rastësi?, tha ndër të tjera Blini, i cili po ashtu pohoi se sot djalin e kishte dërguar në kopsht.









Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH