Tempora - Inxhinieri: Nëse do ishin respektuar normat evropiane s'do kishte viktima

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Nga rrënojat e Vila Palmës në Durrës, Pedagogu i Inxhinierisë së Ndërtimit, Luan Myrtaj ka deklaruar se nëse do të ishin respektuar normat evropiane, nuk do të kishte ndodhur kjo tragjedi pas tërmetit të 26 nëntorit.

" Nëse do ishin respektuar normat evropiane këtu nuk do kishte ndodhur kjo gjë që ndodhi. Njerëz të vdekur jo e jo, por dhe dëmet materiale do të ishin më të vogla. Tërmeti që na goditi nuk është tërmeti katastrofik që mund të gjenerojë pllaka adriatiko joniane".

Inxhineri vuri në dukje disa probleme në ndërtimet në Durrës.

"Ajo që shoh unë si problem në Durrës është mungesa e trarëve dhe ajo që është më kryesore janë muret mbajtëse prej betoni. Është e çuditshme që në Durrës ku kemi një truall të dobët kemi ndërtuar struktura fleksible."
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/inxhinieri-flet-pas-termetit-nese-do-ishin-respektuar-normat-evropiane-sdo-kishte-viktima

Ndiqni emisionin këtu: https://youtu.be/pakvvEKWLU4
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp