Propozimi i Shemsi Prençit: Vila Palma të shpallet muze

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Ish-drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi propozon që Vila Palma të shpallet muze. Sipas tij, kjo të shërbejë si një mesazh për ndërtuesit që rendin pas fitimeve kolosale pa marrë parasysh se çfarë pasojash sjell.

Shemsi Prençi: Zona e vilës Palma është një mesazh, është një mesazh për ndërtuesit. Unë do të isha që kjo rrënoja e vilës Palma për disa kohë të mos preket. Nëse këto inertet e tjera duhet të preken, kjo pjesë nuk duhet të preket. Vila Palma duhet të jetë për disa kohë muze. Në këtë plazh të mrekullueshëm që ne e kemi prishur me ndërtime, duhet të ketë edhe një muze. Ky muze duhet të shërbejë si memorie për gjithë shqiptarët. Ne sillemi keq me natyrën, sillemi keq me ndërtimet, sillemi keq me infrastrukturën dhe ajo që ne kemi më të keqen është se nuk kemi një memorie. Për të patur një memorie, Vila Palma ose një ndërtese tjetër duhet të ngelet në memorie. Do të thotë dikush që në memorie do të ndikojë keq psikologjikisht. Do të ndikojë ndoshta keq, do të na sjellë edhe trauma, por do të shërbejë si pikë edukimi për ata që rendin pas fitimeve kolosale pa marrë parasysh se çfarë pasojash sjell.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/propozimi-i-shemsi-prencit-vila-palma-te-shpallet-muze

Ndiqni emisionin këtu: https://youtu.be/pakvvEKWLU4
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp