Rritet bilanci/5130 shtepi te demtuara

  • 5 years ago
Pas verifikimeve të vazhdueshme në terren, është rritur bilanci i dëmeve nga tërmeti i 26 Nëntorit. Qendra për Menaxhimin e Emergjencave deklaron se në Durrës rezultojnë të shembura dhe të dëmtuar rëndë 3821 shtëpi ndërsa në Tiranë 1311.

Gjithashtu është rritur dhe numri i pallateve të dëmtuara. 461 janë në Durrës dhe 35 në Tiranë.

Pas Tiranës, Durrësit dhe Lezhës, tërmeti ka shkaktuar dëme dhe në qarqet e Dibrës, Kukësit, Fierit, Elbasanit dhe Berat. Në Kukës, 4 pallate janë dëmtuar rëndë ndërsa në Elbasan 1.

Emergjencat njoftojnë se vijon operacioni për prishjen e objekteve që rrezikojnë banorët.

Janë në proces në shkallë qarku 6 godina, 5 në Durrës dhe 1 pallat në Thumanë. Nga 29 Nëntori deri më 2 Dhjetor në këto zona janë shembur 17 objekte.

Në qendër të punës së Zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësive ka qenë dhe evakuimi i banorëve të prekur. Deri në mesditë rezultojnë se janë 3224 persona të strehuar, kryesisht në hotele, çadra apo qendra sociale.

Tv Klan