Verifikimi i banesave ne kryeqytet

  • 5 years ago
Si ky banor i zonës së Kombinatit ka me qindra në kryeqytet, të cilët nuk kanë parë të vendoset në pallate ndonjë certifikatë ku të shënohet nëse pas verifikimeve të bëra nga inxhinierët, shtëpitë e tyre paraqesin apo jo problem serioz.

Por autoritetet lokale qetësojnë këdo se vendosja e një certifikate të tillë bëhet vetëm në ato raste kur konstatohet se godinat janë të pabanueshme.

Kur konstatohen dëme në godina, në gadishmëri për largimin e banorëve janë punonjësit e zjarrfikëses. Ndërsa për rastet që nuk paraqesin rrezikshmëri nuk vendoset asnjë shënim në hyrje të pallateve.

Në këtë njësi administrative ka banesa të rrethuara me shirit të kuq, të tjera kanë në hyrje të godinës edhe certifikatën e shpalljes si të pabanueshme, si edhe pallate që nga verifikimet e ekspertëve kanë kryqe të verdhë, ç?ka tregon se këto godina do të rishihen sërish.

Në Njësinë Administrative Nr.6, grupet e ekspertëve vijojnë ndërkohë verifikimet, duke shënuar dhe fotografuar çdo dëm të shkaktuar në banesa nga tërmeti i 26 Nëntorit, ku deri më tani rezultojnë 20 pallate të rrezikshme dhe dy prej të cilave me akt konstatimi të shpallura të pabanueshëm.

Për të gjithë ata banorë, shtëpitë e të cilëve rezultojnë të dëmtuara, këtë të martë Bashkia nisi edhe shpërndarjen e bonusit të qirasë.

Vendimmarrja për prishjen ose jo të banesave që kanë rezultuar me probleme në zonën e Kombinatit pritet të merret pas një tjetër verifikimi më të hollësishëm nga ana e ekspertëve ditët në vijim.

Tv Klan