Ora News - Rama në dhomën e Alesios, vogëlushit që mbijetoi pasi u hodh nga kati i pestë i pallatit

  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Kryeministri, Edi Rama, ishte në spitalin e Traumës mbrëmjen e sotme ku vizitoi dy djem mjaft specialë, të mbijetuar nga tërmeti kastrofik.

Rama fillimisht ndaloi pranë krevatit të Aurelit, djalit që e kishte kërkuar me ngulm ta vizitonte.

"Ka shembje te krahu dhe nofulla. Nga e hëna pritet të dalë nga spitali: thonë jmjekët dhe prindërit e tij.

Paralel me të ndodhet krevati i 10 vjeçarit, Alesio Cakoni.

Siç tregon daja i tij ai është hedhur nga kati i pestë i pallatit që u shemb i gjithi dhe i mori jetën motrës së tij Dritës 16 vjeç dhe babait Kastriotit. Ndërkohë nëna e tij vijon të jetë në gjendje të rëndë në spital.

Daja: Alesio ka nevojë për shtëpi, janë të pastrehë. Nuk ka ku të shkojë pas spitali.

Rama: Do të vijë në shtëpinë time nëse nuk ka ku të shkojë.Brenda mesit të dhjetorit do ketë shtëpi për të gjithë. Të hidhet nga kati i pestë dhe të mos më ketë shok mua.

Kryeministri Rama u përpoq të sjellë pak atmosferë në dhomën e vogëlushëve, për tu larguar disi mendjen nga drama dhe tragjeditë që kanë kaluar, duke u premtuar dhe dhurata.



Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/rama-ne-dhomen-e-alesios-vogelushit-qe-mbijetoi-pasi-u-hodh-nga-kati-i-peste-i-pallatit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended