Ndihma italiane/ Në operacionet e Thumanës edhe ekipe nga vendi fqinj

  • 4 years ago
Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ka intervistuar një pjesëtar të një organizmi kombëtar të zjarrfikësve në Itali, i cili ka ardhur në Shqipëri së bashku me ekipin e tij për të ndihmuar në operacionet e Thumanës.




?Këtu jemi si vullnetar, jemi pjesë e një organizmi kombëtar të zjarrfikësve në Itali dhe merremi me të gjitha tipet e ndërhyrjeve sizmiologjike dhe zjarrvënieve në pyje. Në çdo tërmet që ndodh, ne nisemi dhe jemi gati.

Çfarë mund të na thoni për këtë operacion kërkim shpëtimi këtu në Thumanë?

Këtu tregohet lidhja e fortë që kanë njerëzit me njëri tjetrin?.Sa herë që ndodhin situata të tilla punohet në mënyrë energjike në grup.

A shpresoni të gjeni ende njerëz të gjallë?

Fatkeqësisht jo, po kërkojmë viktimat e fundit që gjenden nën rrënoja dhe shpresojmë që t?i gjejmë sa më parë të jetë e mundur që të mos lëmë familjarët të presin me ankth.

Ne vijmë nga një zonë e jona që pak kohë më parë ra tërmet dhe fatkeqësisht patëm 300 të vdekur, pra vijmë nga një eksperiencë e tillë dhe e dimë që këto gjëra mund të ndodhin sërish.

Problemi më i madh këtu është situata e organizimit në nivel ndihme dhe emergjence që sipas meje duhet parë dhe një herë kush drejton, kush bën ndërhyrjet dhe si ta bëjë.Shoh që ka një dëshirë të madhe për të ndihmuar por nuk shoh një organizim për të çuar përpara një emergjencë, këtë gjë po e vëmë re dhe po ndihemi jo rehat?.

Jo, sipas meje këtu po bëhen ende teknika pak të lashta.Në Itali teknikat janë më të shpejta më të organizuar njerëzit, më shumë pajisje dhe mbi të gjitha më shumë njerëz të përgatitur për këtë gjë.Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Recommended