Pamje me dron nga Thumana e shkaterruar

  • 5 years ago
Kjo është Thumana e shkatërruar nga tërmeti i fortë me magnitudë 6.4 që tronditi vendin në orën 04:00 të mëngjesit të 26 Nëntorit. Aty kanë mbetur vetëm rrënojat e ndërtesave të rrënuara. Nga gërmadhat u nxorrën 23 viktima dhe tani ekipet e emergjencës kanë ndalur punën pasi nuk rezulton që të ketë më persona të zhdukur. Në fushën e Thumanës janë ngritur çadra ku janë strehuar banorët e pastrehë, banesat e të cilëve janë shembur, kanë pësuar dëmtime apo dhe qytetarë që kanë frikë të rikthehen nëpër shtëpi.