Ora News - Qytetari prej dy ditësh në rrugë paralajmëron katastrofën: Këto pallate do bien në tokë

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Qyteti i Durrësit mbetet më i dëmtuari nga tërmeti i 26 nëntorit.

Pallate dhe banesa janë shembur. Ndërsa shumë të tjerë kanë marrë dëmtime të mëdha, të cilat po dalin çdo ditë e më shumë në pah.

Në videot e siguruara nga Ora News, shihen pallatet ku disa pjesë të murit kanë rënë në tokë, në disa të tjera muret janë çarë tërësisht dhe suvatë kanë rënë.

Një nga qytetarët që banon në këtë lagje tha se pallatet janë shkatërruar plotësisht. Në një intervistë për Ora News, tregoi se pallatet janë zhytur në tokë dhe toka është ngritur.

Duke ia vendosur fajin ndërtuesve, ai u shpreh se nga 6 pallate vetëm 1 nuk ka lëvizur nga vendi.

Qytetari: ?Pallatet këtu janë të shkatërruara komplet. Është rrezik për punën e kolonave. Ka zhytje të pallateve dhe ngritje të tokës. Kemi dalë me të mbathura dhe zbathur. Nuk kemi nxjerrim dot asgjë nga shtëpia. Nuk po futemi dot kemi gjërat brenda, kemi investuar.

Është komplet faji i ndërtimeve. Ndërtimet janë skandaloze nga 6 pallate vetëm 1 nuk ka luajtur nga vendi. 5 të tjerët janë duke rënë në tokë. Në tërmetin e parë kishte vetëm çarje të suvave, jo problem tjetër.

E kuptoj që është tërmet i fortë por si ka mundësi që vetëm 1 s?ka pësuar ndërtime. Cilësia është e dobët, këto janë tallë me ne, na kanë pirë gjakun, na morën jetën.?

Qytetari tregoi për Ora News se askush nuk ka ardhur për të bërë inspektime në pallate, pavarësisht kërkesa të shumta, duke shtuar se jetojnë në rrugë së bashku me fëmijët e sëmurë.

Ndërsa bëri apel për ndihmë, duke theksuar se nëse do ketë sërish lëkundje të forta pallatet do bien në tokë duke paralajmëruar një katastrofë.

Qytetari: ?Nuk ka ardhur asnjë. Ka vendosur vetëm një shirit dhe s?ka ardhur asnjë njeri tjetër. Ti japë drejtim se janë 90 familje vetëm tek pallati im. Kemi qëndruar në rrugë me fëmijë të sëmurë, me temperaturë. S?kemi lënë vend pa shkuar tek bashkia, tek komuna, tek stadiumi i emergjencat. Të vijnë të vlerësojnë pallatin të shohin a mund të shkojmë të marrim plaçkat se këtu nuk jetohet. Na gjeti halli, nuk qajmë më tullat se shyqyr shpëtuam vetë por të paktën të nxjerrim rrobat e trupit. Ku do rrimë, çfarë do veshim. Jemi me fëmijë. Janë përqendruar të gjithë tek viktimat, i shpreh ngushëllimet për humbjet e tyre.

Por nëse është një lëkundje tjetër jepet tek këto pallate do bien në tokë dhe do krijohet një kasaphanë.

Kam 2 vite e gjysmë që janë ndërtuar. Këtu janë 6 pallate të dëmtuara.?

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/qytetari-prej-dy-ditesh-ne-rruge-paralajmeron-katastrofen-keto-pallate-do-bien-ne-toke

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended