Ku e gjejnë forcën për t'u futur në rrënoja në shpëtim të të zhdukurve? Përgjigja e zjarrfikësit

  • 5 years ago
Nga lajmi i mirë i shpëtimit të personave nën rrënoja, harrojmë një detaj të rëndësishëm: personat që e shpëtuan. Si ia dalin që mes atyre pamjeve tragjike, përtej të paimagjinueshmes gjejnë forcën të rinisin kërkimet për një tjetër person nën rrënoja, si e mposhtin frikën sepse në fund të fundit janë njerëz dhe jo robot. Këtyre pyetje u ka dhënë përgjigje Aren Fida nga Dibra e Madhe për gazetaren e Report Tv, Xhensila Kodra.

"Jemi të betuar për këtë punë. Nuk ekziston frikë "jetë shkurti nuk bëhet jetëgjatë". Kjo është motoja jonë, jemi të trajnuar. E kemi për detyrë, është profesioni jonë. Ishalla të mos përsëritet", tha Aren Fida.