Report TV -Buxheti për 2020/ Basha: Vjedhje e hapur që do u shkojnë 13 oligarkëve!
  • 4 years ago
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me kreun e FMN-së, Jan Kees Martijn, teksa ka deklaruar se opozita ka zgjidhjen për daljen e vendit nga kriza ekonomike.

Në përfundim të takimit, Basha dha një prononcim të shkurtër për mediat, ku mes të tjera e cilësoi buxhetin për vitin 2020 si një vjedhje, paratë që të cilave do të shkojnë në duart e 13 oligarkëve. Duke u ndalur vetëm tek ekonomia, pa komentuar asnjë zhvillim tjetër politik, kryedemokrati tha se opozita e bashkuar e ka zgjidhjen në bashkëpunim me ndërkombëtarët.

"Kemi ndarë krizën e thellë për krizën që kjo qeveri e ka zhytur vendin. Shqetësimet tonë janë pasqyruar edhe në raporte ndërkombëtarëve. 13 oligarkëve që janë skema të pastra të vjedhjeve . Nëse buxheti që kanë planifikuar do të kalojë, do të përbëjë një vjedhje të hapur 146 mln dollarë që do u jepen 13 oligarkëve. Do të çojë në thellim të krizës, por edhe rritje të borxhit publik. Lajmi i vetëm i mirë është se opozita e bashkuar ka një plan të qartë për të nxjerrë vendin nga kriza politike, do t'i ndalim menjëherë këto koncesione dhe do t'i rikthejmë dhe fermerët, biznesi i vogël dhe kushtet ligjore të konkurrencës dhe tregtëtisë së lirë dhe jo të monopoleve. Do të vëmë në kontroll të borxhit publik, rritje të pensioneve vit për vit, mbështete të politikave sociale për arsimin e lartë dhe të të pamundurve dhe investime që ndihmojnë ekonominë dhe jo fasada, që kryhen me kosto reale dhe jo kriminale. Bashkëbisedimi me misionin e FMN-së që largohet nesër e konsiderojë të frytshëm, kambanat kanë rënë", tha Basha.
Recommended