Report TV - Basha: Kur të vijmë në pushtet do anulojmë PPP-të që Rama u ka dhënë oligarkëve

  • 5 years ago
TIRANE-Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me shoqatat e biznesit dhe sipërmarrësit për prezantimin e shtyllave kryesore të programit politik të Partisë Demokratike. Për Bashën, vendi ndodhet në një krizë të trefishtë ekonomike, ndërsa shtoi se kur PD-ja të vijë në pushtet do të çlirojë sistemin ekonomik nga krimi, oligarkia dhe burokracia.

"Koha që kemi zgjedhur sot mund të duket pak e çuditshme, pasi dje patë se si parlamenti u përfshi nga batareja dhe vulgariteti i një njeriu që s?ka ç?ofron më si kryeministër. Natyrisht që biznesit po i ofron zgjedhë dhe taksa të larta.

Arsyet e vulgaritetit janë një dhe vetëm një: edhe mediat prestigjioze si VOA po tregojnë rrënjët e së keqes, që në Shqipëri ka një qeveri që nuk ka buruar nga vota. Këtë mundohet të fshijë Rama nga diskursi politik me një sjellje rrugaçërore.

Parashtroj shtyllat e planit ekonomik të Partisë Demokratike. Sistemi ekonomik do të çlirohet nga zaptimi i tregut, nga krimi, oligarkia dhe burokracia. Oligarkia do të ketë të njëjtën luftë si krimi.

I bëj thirrje dhe sistemit financiar të ndalin këtë marrëzi. Asnjë prej kontratave të lidhura me qeverinë e Ramës nuk do të zbatohet. Paralajmërojmë sistemin bankar mos i futet kësaj aventure, pasi do të ketë pasoja të rënda. Cdo kontratë PPP-je e lidhur me këta oligarkë do të shfuqizohet.

Recommended