Përfundon rinumërimi në Kosovë, të hënën shpallen. I hapet rruga qeverisë

  • 5 years ago
Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve të zgjedhjeve në Prishtinë, ka përfunduar rinumërimi për vendvotimet në të cilat u konstatuan parregullsi.


Kjo i lë vend tani certifikimit të rezultateve që do të mundësonte edhe ?formalizimin e koalicionit qeverisës ndërmjet lëvizjes Vetëvendosja dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)?. Dy subjektet politike që dolën të parat në zgjedhje Lëvizja Vetëvendosja si parti fituese dhe LDK, që e pason atë me një diferencë të vogël, që nga përfundimi i zgjedhjeve me 6 tetor po diskutojnë ndërkohë në kuadër të grupeve punuese për harmonizimin e programeve për krijimin e qeverisë së re.

Të dy grupet thonë se tashmë mbi 80% e kanë harmonizuar programin qeverisës, ndërsa, zyrtarizimi i koalicionit dhe ndarja e posteve qeverisëse besohet se do të ndodhë pas takimit të dy liderëve të dy subjekteve politike, Albin Kurtit dhe Isa Mustafës.

E ky takim u zhvillua të premten në mbrëmje, por, asnjë nga politikanët nuk tregoi detaje, nëse kanë rënë dakord për ndarjen e posteve qeveritare. LDK dhe Vetëvendosje kanë rënë dakord të ulin numrin e ministrive nga 21 në 12. Sipas kushtetutës një ministri do ti takojë pakicave.

Si sfidë të parë, qeveria e re, do të ketë dialogun e ndërprerë me Serbinë për të çka po këmbëngul shumë SHBA dhe BE. Për ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnet, qeveria e re duhet të ketë një qasje më aktive në raport me dialogun me Serbinë për arritjen e një marrëveshje finale. Edhe shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, thotë se është shumë i rëndësishëm rifillimi i dialogut.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH