Kthehet gjermanja nga kampi Al Hol/ 30-vjeçarja iu bashkua luftëtarëve të ISIS tre vite me parë

  • 5 years ago
Një grua gjermane, e dyshuar si pjesëtare e shtetit islamik, do të riatdhesohet së bashku me tre fëmijët e saj.

Kjo është hera e parë që ndodh diçka e tillë në Gjermani. Revista Spiegel e identifikoi 30 vjeçaren si Laura H., nga rajonet qendrore të vendit, e tha se ajo ishte larguar në vitin 2016 për tu bashkuar me xhihadistët.

Laura dhe fëmijët jetojnë në kampin e Al Holit të kontrolluar nga kurdët në veri të Sirisë, ku gjenden edhe më dhjetëra shqiptarë. Ajo do të kthehet në vendlindje gjatë ditëve në vazhdim, pasi të udhëtojë përmes qytetit irakian të Irbilit. Raportet në media tregojnë se autoritetet gjermane e kanë hetuar me kujdes këtë nënë të re si në lidhje me dyshimet mbi rolin e saj në organizatën terroriste, ashtu dhe për neglizhim të fëmijëve.

Gratë e ?Isis-it? janë përballur më parë me procese gjyqësore e dënime me burg në Gjermani, por ndjekja penale ka qenë e kufizuar drejt subjekteve që janë kthyer mbrapsht me dëshirën e tyre apo janë ekstraduar nga shtete të tjera. Në rastin e Laurës, është hera e parë që riatdhesimin e një të dyshuare të tillë e bëjnë vetë autoritetet gjermane. Përveç fëmijëve të saj, gruaja ka nën kujdestari edhe një vajza 2 vjeçare me nënshtetësi amerikane, e cila duket është fëmija i bashkëshortit të saj nga një martesë e mëparshme. Besohet se në kampet e Sirisë ka mbi 80 pjesëtarë gjermanë të Shtetit Islamik.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH