Politika e javës - (30 Janar 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Klima e ftohtë politike shoqëroi shqiptarët në ditët e fundit të Janarit. Një pjesë e artistëve të TOB, gjatë kësaj jave provuan grevën e urisë. Ndërsa qeveria deklaroi se nuk lëshon pe para presineve të rrugës.

Deputetët socialistë fajsuan komisionin parlamentar të arsimit dhe kulturës për zvarritje të projektligjit për teatrot. Ndërsa opozita në shenjë proteste braktisi sallën e parlamentit.

Qeveria shqiptare gjatë kësaj jave u testua edhe nga komisioni i ekspertëve të Bashkimit Europian duke i hapur rrugë marrëveshjes së asocmit.

Parlamenti miratoi me shumicë votash krijimin e komisionit të paktit të stabilitetit. 13 anëtarët e këtij komisioni do të përcaktohen gjatë ditës së nesërme. Krahas kërkesës për ndryshimin e KQZ-së disa parti të vogla kërkuan më tepër financime nga buxheti i shtetit.

Përsa i përket sistemit bankar, kryefinancieri Angjeli dhe guvernatori Cani gargantuan depozituesit se edhe pse banka do të privatizohet paratë e tyre janë të sigurta./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame