Ora News - Pusteci pa ujë

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Ujë i ndotur që nuk mund të pihet rrjedh në cezmat e shtëpive të Pustecit. Një pjesë e kanë gjetur zgidhjen tek liqeni, ndërsa të tjerët, deyrohen të ziejnë dhe pinë ujin e ndotur.

Kush nuk ka mundësi ta blejë, detyrohet që këtë ujë që i vjen në çezmë pastrojë me forma tradicionale.

"E lëmë të kullohet."

"Baltë fare."

Problematika e njëjtë për të 9 fshatrat e Bashkisë së vogël minoritare.

"Tërë jetën jemi pa ujë, pa drita."

Shkak është rrjeti i amortizuar i shpërndarjes.

Halli është i vjetër, por zgjidhja nuk erdhi kurrë.

"Janë investuar 400 milion, 300 ka dhënë PD dhe 100 PS. Udhëheqësit e dinë se ku kanë shkuar."

Të harruar, siç e cilësojnë veten, një pjesë i kanë dhënë vetë zgjidhje problemit. Shpëtim kanë gjetur tek puset dhe liqeni.

"Kush ka hapur ndonjë pus, kush te liqeni."

Në bashki thonë se vetëm 4 nga 9 fshatra kanë rrjet ujësjellës. 5 të tjerët kanë vetëm çezma në mes të fshatit.

"Është bërë një projekt studimor që është dërguar në Tiranë ku është përcaktuar ndërhyrja dhe zgjidhja përfundimtare për zonën e Prespës."

Infrastruktura dhe shërbimet bazike mbeten problematika pa zgjidhje në bashkinë e vogël të minoritarëve maqedonas.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/pusteci-pa-uje

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp