Report TV -Pallatet e palegalizuara nga administratori, Lame thirrje qyetetarëve

  • 5 years ago
Në dy vite ALUIZNI, sot Kadastra ka legalizuar 7100 apartamente dhe 620.000 m2 ndërtim në Tiranë. Këto janë shifra të dhëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame gjatë një ceremonie për shpërndarjen e lejeve të legalizimit të një pallati të braktisur nga investitori.

?Megjithë pallatin e sotëm shkojmë rreth 7100 apartamente të legalizuara vetëm në Tiranë nga pallatet e braktisura me rreth 620.000m2 ndërtim të cilat ishin të mbetura si plaçkat e kasapit, sepse askush nuk i dilte për zot, përveç mijëra qytetarëve që vinin vërdallë për të legalizuar pallatin?, u shpreh Lame.