Ora News - Lirohet Florenc Çapja

  • 5 years ago
#rtvora #oranews #arena

Gjykata e Elbasanit ka pushuar çështjen ndaj Florenc Çapjas dhe ka vendosur lirimin e tij nga burgu.

Vendimi vjen 5 muaj pas arrestimit të tij nga forcat RENEA në kuadër të operacionit policor të koduar "Krasta".

I njohur si ?i forti? i fisit Çapja në Elbasan, ai u arrestua më 14 qershor së bashku me disa persona të tjerë.

Policia asokohe pati deklaruar se janë dokumentuar me prova ligjore tre ngjarje kriminale të ndodhura ndër vite për të cilat ishte arrestuar Çapja.

Çapja akuzohej për një ngjarje të ndodhur 13 vite më parë, ku tentoi të vriste ish-shefin e Policisë Rrugore në Elbasan.

Atentati ndaj Memës erdhi si hakmarrje, pasi nipi i tij akuzohej nga fisi Çapja për ekzekutimin e Sokol Çapjas, xhaxhait të Florencit.

Pas atentatit, familja Mema u largua në Itali, por në 13 mars të 2015, Fadil Mema u qëllua për vdekje në Torino, me 6 plumba pistolete. Në atë kohë, ngjarja ndodhi pranë banesës ku ai jetonte me bashkëshorten dhe dy fëmijët.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/lirohet-florenc-capja

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp