Gjendet në një anije të mbytur konjaku 100 vjeçar

  • 5 years ago
Gjashtëqind shishe me pije alkoolike 100 vjeçare u gjetën në bordin e anijes së mbytur ?Kyros? , të zbuluar nga ekipi skandinav Oqeani X.


Anija u fundos në vitin 1917, por ngarkesa e saj nuk ishte nxjerrë kurrë nga fundi i detit Balltik. Janë gati gjashtëdhjetë e gjashtë arka me konjak ?De Hartman & Co? dhe liker; ato ishin dërguar për Car Nikollën II, por nuk arritën kurrë në destinacion.

Në vend të kësaj, mbetën të bllokuara për njëqind e dy vjet në mbetjet e ?Kyros?-it . Më interesantja, sipas shtypit të huaj, është se janë ende në gjendje të mirë dhe mund të pihen.

Temperatura e ftohtë, dihet, është e përsosur për t?i mbajtur likerët në gjendje të mirë. Mundohuni të imagjinoni cilësinë dhe shijen nëse ato janë ruajtur vërtet në gjendje të mirë nga fundi i errët dhe i ftohtë i detit Baltik për më shumë se një shekull, thonë ekspertet.

Këto shishe të mirëpaketuara mund të jenë ëndrra e çdo koleksionisti apo entuziasti pijesh të veçanta. Ndërkohë, pritet rezultati analizës që i është bërë pijeve të gjetura kaq papritur.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH