Ora News - Fermerët në vështirësi

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Në shumë prej serave të fshatrave të Myzeqesë prodhimi nuk është vjelë akoma. Fermerët ankohen për mungesën e tregut dhe çmimet e ulëta, ndërsa thonë se rrezikojnë falimentin.

Pavarësisht se çmimi i domates ditët e fundit ka njohur një rritje të lehtë, në sera pjesa më e madhe e prodhimit mbetet ende pavjelë për shkak të mungesës së tregut.

Këtë vit, fermerët e cilësojnë më të dobëtin sa i përket shitjeve. Mungesa e orientimit dhe rënia e fuqisë blerëse janë disa nga arsyet që ata nuk kanë mundur të fitojnë të ardhura mjaftueshëm për të mbuluar shpenzimet.

Xhevdet Maka: Sivjet jemi shumë të pakënaqur me tregun sepse ka filluar me një çmim gati sa gjysma e kostos.

Xhevdet Maka thotë se rrezikon falimentin, ndërsa situata e vështirë po e detyron të shikojë mundësinë e largimit nga Shqipëria.

Xhevdet Maka: Nëse vazhdon e njëjta situatë ne jemi të falimentuar. Nuk vazhdojmë dot të punojmë. Do jemi të detyruar gjejmë ndonjë mundësi tjetër ose të ikim diku tjetër sepse kështu jemi të mbaruar.

Shqetësimet janë të njëjta për të gjithë fermerët e fshatit Petovë. Pavli Koroveshi shprehet se për shkak të mungesës së shitjeve e ka të pamundur mbjelljen e serave sërish.

Pavli Koroveshi: Ne e kemi shitur me 1.5 lekë, me 20 lekë domaten, një çmim qesharak fare. Plehrat i kemi marrë shumë shtrenjtë, preparatet i kemi marrë shumë shtrenjtë. Jemi shumë dobët sivjet. Këtë vit rrezikojmë për të mos i mbjellë serat.

Shtetit i kërkojnë mbajtjen e premtimeve të bëra.

Pavli Koroveshi: Të na ndihmojë shteti sepse na ka lënë pas dore.

Për gjithë vështirësitë që kanë hasur këtë vit fermerët protestuan 10 ditë më parë pranë Ministrisë së Bujqësisë. Ata kërkuan subvencion 10 lekë për çdo kilogram të prodhimit, rregullimin e mekanizimit të TVSH dhe ngritjen e një laboratori për kontrollin e cilësisë së prodhimeve.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/fermeret-ne-veshtiresi

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended