PS zgjedh 706 delegatët, Balla: Shumicë qeverisëse edhe në qershor të 2021

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Anëtarët e Partisë Socialiste zgjodhën sot përmes parimit "një anëtar një votë" 706 delegatët e Kongresit të PS që do të zhvillohet në fillim të vitit 2020.

Procesit i votimit nisi prej orës 8:00 të mëngjesit të së shtunës, 16 nëntor 2019.

Në përmbyllje të procesit zgjedhor, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, tha se procesi dëshmoi se PS është një shkollë e funksionimit demokratik.

Balla: Përmbyllëm fazën e parë të kalendarit tonë të brendshëm të procesit zgjedhor të nivelit të parë të strukturës sonë organizative. Në 363 vendvotimet nuk është regjistruar asnjë problematikë.

Balla u ndal edhe te dy risitë që pati ky proces.

Balla: Dy risitë e procesit ishin testimi për herë të parë i votimit elektronik në njësinë numër 8 të Tiranës. PS tregoi që nuk është vetëm partia më e madhe dhe më e organizuar, por edhe partia më moderne në vend. Barazia gjinore ishte risia më e madhe e këtij procesi.47% e kandidatëve për delegatë ishin gra dhe vajza.

Për Ballën, "gjithë procesi i këtyre zgjedhjeve në parti ka një rëndësi të veçantë për ecurinë e kësaj gjysme të dytë të këtij mandati të dytë për betejën për rinovimin e mandatit tonë qeverisës, atë të socialistëve dhe progresistëve si shumicë qeverisëse edhe në qershor të 2021".
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/ps-zgjedh-706-delegatet-balla-shumice-qeverisese-edhe-ne-qershor-te-2021

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended