Nipi i 'Çipurit' dhe një menaxher 'club-i', kapen për sulmin ndaj Inez Hajrullës

  • 5 years ago
VLORE - Shtatë muaj nga atentati me armë që ju krye Inez Hajrulla në ambientet e kompleksit ?Oslo? në Vlorë, prokuroria dhe policia e këtij qyteti, ka arritur të bjerë në gjurmët e autorëve të këtij krimi të rëndë, ku objektivi kryesor për tu eliminuar, ishte pikërisht Inez Hajrulla. Ky i fundit një emër i njohur në Vlorë dhe që në kartotekat kriminale të policisë, dyshohet si person që i përket një grupimi kriminal në këtë qytet, mundi ti shpëtojë pa asnjë dëmtim sulmit me armë të datës 10 maj 2019. Ndërkohë plumbat e kallashnikovit që vinin nga një automjet tip ?Range Rover? me ngjyrë jeshile, kanë plagosur në këmbë një punonjës të bashkisë Vlorë, të quajtur Dajko Canodemaj, i cili ndodhej rastësisht në vendin e ngjarjes. Hetimi shtatë mujor, i udhëhequr nga prokurori i Vlorës Alfred Saliu, çoi në zbulimin e emrave të personave të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje të rëndë kriminale.