Konsulencë izraelite për 'Faudën' shqiptare, detajet e ligjit special me efektivë të infiltruar

  • 5 years ago
TIRANË - Shumë shpejt, më 25 nëntor, kryeministri Edi Rama tha se do t'i prezantojë publikut shqiptar platformën ligjore që do të luftojë krimin dhe atë që kreu i qeverisë e quan "KÇK" (Kap çfarë të kapësh), referuar prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar. Shqiptarja.com mëson ekskluzivisht se qeveria është duke u konsultuar me një grup ekspertësh nga Izraeli për të marrë përvojën e tyre në atë që Rama tha se do të jetë një "luftë që nuk është parë ndonjëherë në Shqipëri". Se cila do të jetë përmbajtja e këtij draft-ligji kundër krimit të organizuar dhe gjyqtarëve e prokurorëve të korruptuar, pritet të mësohet më tej nga kryeministri, por gjatë fjalës sot në Kuvend ai dha disa detaje kur tha se ndër të tjera do të jetë goditje frontale ndaj pasurisë së tyre që kanë vënë në mënyrë të paligjshme.

Recommended