Ora News - Meta tregon pse dekretoi Marsida Xhaferllarin dhe jo Arta Vorpsin

  • 5 years ago
#rtvora #oranews
Kreu i shtetit zbulon arsyet përse zgjodhi Marsida Xhaferllarin si propozim për anëtare të Gjykatës Kushtetuese dhe jo Arta Vorpsin.

Deklarata u bë në konferencën për median që u mbajt pasditen e sotme në presidencë

Ilir Meta: ?Kam preferuar zonjën Xhaferllari sepse kam qenë i bindur në integritetin e saj, sepse ka respektuar frymën e Kushtetutës më mirë se kushdo tjetër duke kandiduar vetëm për një vakancë. Nuk është normale të kandidosh për 4 vakanca?

Për zonjën Vorpsi kam pasur një vërejtje dhe rezervë. Ka qenë anëtare e grupit të ekspertëve të lartë të reformës në drejtësi për çështjen e ligjit për Gjykatën Kushtetuese ngaqë ka punuar atje. Dhe atëherë është deklaruar se këta ekspertë do të përjashtoheshin kur do të bëheshin kandidimet. Ishte marrëveshje gentelmenësh. Në vlerësimin tim është konflikt interesi."

Kujton se Berisha refuzoi te votonte Xhaferllarin si kryetare e KQZ-se pasi nuk ishte e besuara e partise.

Ilir Meta: "Dua tju kujtoj se zonja Xhaferllari ka qenë kandidate për kreun e KQZ në 2010-2011. Unë kam qenë në koalicion me doktorin. E di shumë mirë që PD dhe koalicioni që drejtohej nga PD në atë kohë nuk e ka votuar e ka rrëzuar për kryetare të KQZ-së sepse nuk vlerësohej si njeri i besueshëm aq sa duhej për partinë në atë kohë. Prandaj mos u merrni me histori që nuk nderojnë askënd merruni me Kushtetutën që është ashtu si e ka thënë presidenti."

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/meta-tregon-pse-dekretoi-marsida-xhaferllarin-dhe-jo-arta-vorpsin

Ndiqni emisionin këtu: https://youtu.be/ElCVBfQism8
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended