“Merrni luftëtarët e ISIS”/ Pompeo i drejtohet shteteve të origjinës së xhihadistëve në Siri

  • 5 years ago
?Vendet evropiane dhe të tjerë aleatë të të koalicionit ndërkombëtar që lufton grupin e Shtetit Islamik duhet të marrin mbrapsht dhe të gjykojnë shtetasit e tyre të ndaluar në Irak dhe Siri për të ndihmuar në këtë mënyrë që organizata e terrorit të mos rimarrë territoret e humbura?, ka deklaruar sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo.


Pompeo u tha ministrave të jashtëm dhe zyrtarëve të lartë nga rreth 30 vende anëtarë të këtij koalicioni se është e domosdoshme që ata t?i bëjnë përgjegjës mijëra luftëtarë të huaj të arrestuar për mizoritë e kryera në kohën kur ISIS arriti ta shtrinte pushimin tij në të dy këto shtete. Shumë nga luftëtarët e huaj të prangosur janë nga Evropa, por vendet evropiane nuk kanë dëshirë t?i marrin dhe për këtë çështje, duket se ka dallime të forta mes partnerëve të koalicionit se cila është mënyra më e mirë për t?u marrë me ta.

Takimi erdhi në mesin e shqetësimeve lidhur me angazhimin e SHBA në luftën kundër mbetjeve të ISIS. Këto shqetësime janë rritur me vendimin e presidentit Donald Trump për të tërhequr trupat amerikane nga Siria. Ky ishte takimi i parë i një niveli kaq të lartë që kur ISIS u dëbua nga fortesa e tij e fundit në muajin mars dhe i pari që nga vetëvrasja e liderit të grupit, Abu Bakr al-Bagdadi, gjatë një sulmi amerikan muajin e kaluar. Në 2016-tën, BIRN kishte identifikuar të paktën 107 shqiptarë në Siri dhe Irak.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH