Ora News - Momenti kur policia ndërhyn në Astir, hedh gaz lotsjellës, banorët molotov

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Ky është momenti kur forcat e policisë ndërhyjnë në Unazën e Madhe. Gjithçka ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, 12 nëntor 2019, kur fadromat e IKMT zbarkuan në zonë për shembjen e objekteve në kuadër të planit për Unazën e Re.

Ora News ka siguruar videon e përplasjes së policisë me banorët e Astirit.

Për ti hapur rrugë punimeve të IKMT, policia përdori gazlotsjellës për të zhvendosur pas banorët.

LEXO EDHE: "Unaza e Re" 6 orë në rrethim: Përplasje, shembje, arrestime dhe të plagosur

Siç mund të shihet në pamje ata tërhiqen brenda një lokali që ndodhet në zonë. Nuk kanë qëndruar duarlidhur as banorët.

Ata janë kundërpërgjigjur ashpër ndaj efektivëve me shishe molotovi dhe objekte të tjera.

Tensionet vijojnë në zonë. IKMT parashikon prishjen e 33 objekteve, ndërkohë deri më tani janë shembur 24.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/momenti-kur-policia-nderhyn-ne-astir-zmbraps-banoret-me-gaz-lotsjelles-kunderpergjigjen-me-molotov

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended