Report TV -Portretet e 100 'Heronjve të popullit' në Bulevard, studiuesit: Mes tyre ka ish-sigurimsa

  • 5 years ago
Ekspozimi i 100 portreteve të ?Heronjve të Popullit? në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në nderim të 75-vjetorit të Luftës Antifashiste në Shqipëri ka ngjallur diskutime. Historianë edhe studiues teksa e cilësojnë një hap të nxituar të Komisionit Ndërshtetëror, që merret me miratimin e aktiviteteve festive për 75-vjetorin e çlirimit të vendit, shprehen, se ata u janë referuar vëllimeve ?Yje të pashuar: dëshmorë të Luftës Nacionalçlirimtare?, që është i hartuar me shumë pasaktësi. Drejtori i Institutit të Krimeve Kundër Komunizmit Agron Tufa, më tej e cilëson këtë ekspozim një vendim të nxituar, pasi mes tyre ka përfaqësues të sigurimit të shtetit, që janë vrarë me shqiptarët.

Recommended